Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër.
Një gur i madh është shkëputur nga një masiv shkëmbor në zonë, duke rënë mbi një automjet me të cilin po udhëtonin një grup turistësh.
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që fatmirësisht grupi i turistëve ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Rrëshqitja e gurëve dhe masiveve shkëmbore është kthyer në një problem në disa prej rrugëve të Shqipërisë, ku gjatë kohëve të fundit problematika janë shënuar kryesisht në qarkun e Elbasanit.

















