Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së.
“Kam frikë se edhe shkrimi i historisë pas 30 vitesh do të jetë tjetër. Në këtë fazë PS ka një mision historik që ka qëlluar të jetë i gjithë në dorën tonë. Për herë jemi në kushtet për ëndrrën drejt anëtarësimit në BE. E kam besuar këtë gjë kur dukej e pamunundur,e besoj tani se duket me sy mbërritja. Nëse ndodh kjo historia do të sillet shumë mirë me ne”, tha Rama.















