Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita.
Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit dhe përmban vlerësimet për ecurinë e anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por këtu palët ndahen.
Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se “të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste”.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste
Sepse #ShqipëriaNukNdalet
Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë
Sepse #PartiaSocialisteNukNdalet















