Dashi
Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shume nga ai që keni në krah. Beqarët duhet të dini si të joshin në mënyrë që t’ia arrijnë qëllimit. Një pjesë do jenë të suksesshëm. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate për aq kohë sa ju të shpenzoni pa u menduar aspak.
Demi
Pozicionimi i Uranit do jetë i keq sot në jetën tuaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Beqarët do mërziten se tepërmi sepse kërkimi i personit ideal do jetë pa rezultat. Financat nga ana tjetër do jene më të mira. Kjo do ju mundësoje të kryeni me tepër shpenzime dhe të shlyeni edhe disa borxhe.
Binjakët
Ditë shumë e ngrohtë dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do e shfrytëzoni deri në maksimum dhe do ndiheni të plotësuar. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen më së miri. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte ne mënyrë që situata të mbetet e qëndrueshme. Nuk duhet kurrsesi të rrezikoni.
Gaforrja
Mos ju qani për çdo gjë partnerit tuaj sot sepse do e bëni te ndihet keq. Ai nuk është zoti që të mund t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët do kenë një ditë të paqëndrueshme. Në mëngjes do ndihen keq për shkak të refuzimeve qe do marrin, ndërsa në mbrëmje do marrin ftesa mbresëlënëse. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar.
Luani
Do tregoheni gjithë kohës të hapur me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë te fshehte. Marrëdhënia mes jush do jetë e kënaqshme. Beqarët do jenë me fat. Persona intelektuale do ju bëjnë propozime te jashtëzakonshme dhe zemra do ju rrahë fort. Me financat duhet të tregoheni të matur edhe për disa kohë. Shume shpejt gjendja do jete ndryshe.
Virgjëresha
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe do e keni me te thjeshte t’ia kaloni momentet delikate. Beqarët do jenë shumë të paqartë për atë që duan te bëjnë dhe do ngurrojnë t’i pranojnë ftesat. Ne fakt ne këtë mënyrë kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Plutoni do ju ndihmoje të zgjidhni telashet në planin financiar.
Peshorja
Do jeni kritike ndaj vetes suaj gjatë gjithë kësaj ditë dhe do i kërkoni falje partnerit për gabimet e bere. Ai jo vetëm qe do ju falë, por do ju mbaje me afër se kurrë me pare. Dashuria mes jush nuk ka kufij. Beqarët do kenë veçse disa takime kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e financave nuk do jetë shume e mirë. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Akrepi
Gjera të jashtëzakonshme do ndodhin sot në jetën tuaj ne çift. Do zbuloni të tjera tipare te partnerit te cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më shume pasion. Beqarët do parapëlqejnë edhe aventurat, mjafton që të mos qëndrojnë të vetmuar. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shume rreziqe sidomos nëse gjendja ka qene e trazuar kohët e fundit.
Shigjetari
Do jeni tmerrësisht shumë xheloze gjatë kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Mundohuni t’i vini vetes fre sepse përndryshe mund te arrini edhe ne ndonjë ndarje. Beqarët nuk duhet te tregohen të nxituar sepse gabimet mund të sjellin goxha pasoja. Në planin financiar asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar.
Bricjapi
Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Tregohuni shumë të matur me ato që do thoni nëse nuk doni që gjërat të përfundojnë keq. Beqarët ka rrezik të përballen me zhgënjime të mëdha kështu që sërish do mbeten vetëm. Në planin financiar gjithçka do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni të ardhurat.
Ujori
Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre që do iu joshin sepse disa janë ekspertë të gënjeshtrave. Do vuani më vonë nëse nxitoheni. Në planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak të shpenzimeve të detyruara.
Peshqit
Sot nuk do ketë pasion te zjarrte ndërmjet jush dhe partnerit, por gjithsesi marrëdhënia në çift do mbetet e qëndrueshme. Mundohuni te respektoni lirinë dhe të drejtat e tjetrit. Beqarët do joshin te gjithë personat që do ju duken interesante, por do jenë të pafat. gjendja e financave do jetë më e mirë se disa ditë më parë. Kjo do ju bëjë më optimiste dhe më të qetë.














