Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

2026/07/08 at 5:45 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hoqi përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik Rus të martën duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt riintegrimit të Rusisë në grupin olimpik përpara Lojërave Olimpike 2028 në Los Angeles. Vrapuesi ukrainas i skeletonit Vladyslav Heraskevych, i cili u skualifikua nga Lojërat Olimpike Dimërore 2026 për shkak të një helmete që mbante një mesazh për Ukrainën, e quajti vendimin “absolutisht të turpshëm”.


Po çfarë thuhet në vendimin e IOC (International Olympic Committee)

Sipas vlerësimit të bërë, Komiteti Olimpik Rus nuk ka më në përbërjen e tij organizata sportive rajonale që veprojnë në territore të cilat konsiderohen pjesë e juridiksionit të Komitetit Olimpik Kombëtar të Ukrainës. Gjithashtu, autoritetet sportive ruse kanë garantuar se nuk zhvillojnë dhe nuk planifikojnë të zhvillojnë aktivitete sportive në këto territore në të ardhmen. Ky element është konsideruar një faktor i rëndësishëm për rishikimin e statusit të pezullimit.

Megjithatë, Komiteti Olimpik ka sqaruar se vendimi nuk përbën mbylljen e çështjes. Organizata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën dhe aktivitetet e Komitetit Olimpik Rus. Në rast se evidentohen zhvillime që bien ndesh me kushtet e vendosura, Komiteti Olimpik rezervon të drejtën për të marrë masa të tjera disiplinore. Ky vendim vjen në një moment të rëndësishëm për sportin ndërkombëtar, pasi ka nisur periudha kualifikuese për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028 dhe për Lojërat Olimpike Rinore Dimërore 2028.

Sipas Komitetit Olimpik, nevoja për t’u ofruar sportistëve akses të barabartë në proceset kualifikuese ka qenë një nga arsyet kryesore që ka çuar në këtë vendim. Për këtë arsye, organizata ka vendosur që kushtet e rekomanduara në shkurt të vitit 2022 dhe mars të vitit 2023 për pjesëmarrjen e sportistëve dhe ekipeve ruse në garat ndërkombëtare nuk do të jenë më të zbatueshme në të njëjtën formë.

Megjithatë, rikthimi nuk do të jetë i plotë. Atletët rusë nuk do të rifitojnë menjëherë të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar dhe himnin e Federatës Ruse në kompeticionet olimpike. Gjithashtu, procesi i rikthimit do të shoqërohet me kushte të veçanta dhe kontrolle të vazhdueshme.

Një pjesë e rëndësishme e këtyre kushteve lidhet me çështjen e antidopingut. Komiteti Olimpik ka theksuar se çdo sportist rus që do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare duhet të përmbushë të gjitha kërkesat antidoping të përcaktuara.

Organizata ka nënvizuar gjithashtu se sportistët rusë që do të përzgjidhen për Lojërat Olimpike duhet të vlerësohen jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për aftësinë e tyre për të përfaqësuar vlerat e Kartës Olimpike dhe promovimin e një shoqërie paqësore përmes sportit.

Në rast se Agjencia Ruse Antidoping, Rusada, do të konsiderohet e papajtueshme me standardet e UADA-s gjatë vitit 2028, përpara Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit, Komiteti Olimpik ka bërë të ditur se do të ngarkojë Agjencinë Ndërkombëtare Antidoping për të kryer testime të pavarura ndaj sportistëve rusë që do të kualifikohen.

Pezullimi i Komitetit Olimpik Rus ishte vendosur më 12 tetor 2023 pas nisjes së luftës, ndërsa pak ditë më parë edhe FIFA hoqi kufizimet në futboll për përfaqësueset e moshave.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Para
Auto-Skicë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE
















TE FUNDIT

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
8 Korrik, 2026

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hoqi përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik Rus të martën duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt riintegrimit të...

Lexo më shumë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}