Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon përsëri: Do largojmë ushtarët nga Europa

2026/07/08 at 10:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme

Donald Trump ka njoftuar se mund të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Evropa, në një nga kërcënimet e tij më të gjera deri më tani ndaj aleatëve në rajon.


Paralajmërimin e ka bërë gjatë qëndrimit në Ankara me rastin e Samitit të NATO.  Kërcënimi erdhi ndërsa presidenti amerikan ringjalli thirrjet e tij që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës, duke rindezur potencialisht një krizë që ka paraqitur kërcënimin më të madh për unitetin transatlantik.

“Groenlanda nuk i sjell dobi Danimarkës. Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar vërtet Groenlandën. Por ajo është një pjesë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Dhe është e rrethuar nga anije kineze e ruse. Dhe kjo nuk do të ndodhë. Ajo duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka. Dhe kur ata nuk pranuan ta bënin këtë- duke marrë parasysh gjithë paratë që shpenzojmë për t’i ndihmuar përballë Rusisë- ne nuk jemi të detyruar të shpenzojmë para. Ne mund t’i tërhiqnim të gjithë ushtarët tanë nga Evropa“, tha Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Dëshira e hershme e Trump për të marrë kontrollin e ishullit Arktik në pronësi daneze është një nga kërcënimet më të mëdha për të ardhmen e NATO-s, e cila është vënë në dyshim nga sulmet e rregullta të presidentit të paqëndrueshëm të SHBA-së ndaj aleatëve evropianë dhe paralajmërimet se ai mund të refuzojë t’u vijë në ndihmë nëse ata nuk shpenzojnë më shumë për mbrojtje.

Duke folur përkrah Erdoganit në kompleksin e presidentit turk në prag të samitit vjetor të liderëve të NATO-s, Trump tha se “ishte shumë i zhgënjyer me NATO-n”, duke shtuar se nëse takimi nuk do të mbahej në Turqi, “ku miku im është një udhëheqës shumë i fortë, një person shumë i fortë, është e mundur që unë të mos kisha marrë pjesë”.

“Do të shohim; u zhgënjeva shumë nga NATO-ja dhe, sinqerisht, po të mos mbahej në Turqi- ku miku im është një lider shumë i fuqishëm, një njeri shumë i fortë-ka mundësi që nuk do të kisha marrë pjesë. Ndjeva se duhej të merrja pjesë, sepse e di që ai ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë. Por nuk na trajtuan mirë sepse bëmë diçka në Iran. Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt. Madje as nuk e doja ndihmën e tyre, por para se ta kërkoja, ata thanë se nuk do të ishin aty“, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan deklaroi se do t’i hiqte sanksionet ndaj Turqisë dhe do të merrte një vendim lidhur me shitjen e mundshme të avionëve F-35 Ankarasë. Një masë e tillë është pritur me zemërim nga aleati i ngushtë i SHBA, Izraeli, pasi Turqinë e shikon si një vend jo mike.



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
Bota

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit

8 Korrik, 2026 11:35 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s
Bota

VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s

8 Korrik, 2026 11:32 am
Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
Bota

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

8 Korrik, 2026 11:30 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie
Kronikë

Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie

8 Korrik, 2026 10:35 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Para
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s

VIDEO/I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s
















TE FUNDIT

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

Berisha: Rama të largohet menjëherë
8 Korrik, 2026

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka përshkruar protestat e udhëhequra nga të rinjtë në Shqipëri si “lëvizjen më të...

Lexo më shumë

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
8 Korrik, 2026

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tjip Erdogan hapi punimet e ditës së dytë të samitit të NATO-s që po zhvillohet në...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
8 Korrik, 2026

Çmimet e naftës u rritën pasi SHBA-të nisën sulme të reja kundër Iranit në hakmarrje për sulmet e tij ndaj...

Lexo më shumë

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
8 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}