Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme në pjesën e fytyrës.

Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai ka deklaruar se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.
















