Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

2026/07/01 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

Protestuesit kanë dorëzuar paraditen e së mërkurës në SPAK librin “Albanian Files”. Në protestën e së martës, ata mblodhën edhe firma për këtë qëllim, kur paralajmëruan edhe padinë që do të paraqesin sot. Sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Edi Rama.


Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se dorëheqja e kryeministrit është “kërkesa e panegociueshme” e tyre, ndërsa shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin.

“Ne qytetarë të Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot ëtu për të sjellë provës që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Rama e ka shmangur konsultimin publik. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzisteencën e këtyre projekteve. Ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar sepse Rama është kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, tha Vatnikaj.

Pasi dorëzoi librin, Vatnikaj tha se Prokuroria e Posaçme e ka mbajtur dhe përgjigjja do të vijë në ditët në vijim.

“SPAK e mbajti librin që ne dorëzuam. Pas deklaratës sonë publike, ata e mbajtën librin The Albanian Files si dokument dhe na thanë të presim përgjigje në ditët në vijim. Do të kemi edhe kallëzim penal që po përgatitet nga juristë dhe avokatë. Kemi pretendime se ligji është ndryshuar me porosi, s’ka pasur konsultim publik. Na thanë se s’ka nevojë t’i sjellim me postë, por do t’i sjellim bashkë me kallëzimin penal. Sot denoncimi për në SPAK është një nga aktet që kemi bërë, por sot vijojmë me protestën në orën 19:00”, tha Vatnikaj.

Më tej, ajo tha se kanë besim dhe pritshmëri nga SPAK, ndërsa shpjegoi edhe thirrjen e re ndaj kryeministrit.

“Sot fakti që ne po dorëzojmë atë që ne mendojmë si aktin e krimit, po ia besojmë SPAK-ut për të filluar hetimet, tregon që kemi besim te drejtësia e re dhe pritshmëri. “Rama SPAK you” është përgjigjja jonë ndaj tij për “fuck you”, i kthejmë përgjigje me gjuhën që ne njohim”, tha Vatnikaj.

Aktivisti Andi Tepelena nga dera e SPAK tha se protesta çdo ditë prodhon akte të forta që tregojë se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e kapur nga krimi. Ai tha se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e Ramës.

“Çdo ditë prodhojmë akte të forta politike që delegjitimojnë qeverinë Rama. Po tregojmë që kjo qeveri është e kapur nga bandat dhe oligarkia. Kjo është rezistenca jonë. Nuk ka afat, do të zgjasë në kohë deri në dorëheqjen e Ramës, të panegociueshme.

Lëvizja është e qëndrueshme, numrat janë të qëndrueshëm. Ka ditë që numrat janë më pak, por te protestat që janë kombëtare numrat trefishohen. Janë metoda me të cilat Rama anatemon njerëzit. Unë kam treguar në disa protesta që jam kundër Ramës. Çdo metodë e tij për të denigruar individë të caktuar mobilizon më shumë qytetarët.

Siç e ka treguar, është vetë pjesëmarrja ajo që do të përcaktojë sesi do të vijohet. Mund të kemi edhe një dhuratë për Ramën më 4 korrik, që Rama ta bëjë ditëlindjen në katundin e vet, por duhet të vihet para drejtësisë njëherë. Data 4 do të jetë e fuqishme, ku do të bashkohen shumë qytetarë. Filozofia jonë është ta shkojmë deri në fund protestën paqësore, deri në dorëheqjen e Ramës”, tha Andi Tepelena.



Ju sugjerojmë

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
Bota

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

1 Korrik, 2026 10:27 am
U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte
Kronikë

U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

1 Korrik, 2026 10:24 am
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

1 Korrik, 2026 10:15 am
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Aktualitet

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, gjendja shëndetësore e të plagosurve

1 Korrik, 2026 9:48 am
“Kush lind në SHBA, është shtetas amerikan”, Gjykata Supreme rrëzon Trump
Bota

“Kush lind në SHBA, është shtetas amerikan”, Gjykata Supreme rrëzon Trump

1 Korrik, 2026 9:44 am
Para
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025
















TE FUNDIT

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
1 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht atë që e cilësoi si infrastrukturën...

Lexo më shumë

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
1 Korrik, 2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditura një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa...

Lexo më shumë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
1 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë (750 milionë paund) vitin e kaluar nga marrëveshjet...

Lexo më shumë

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
1 Korrik, 2026

Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}