Emisioni “Opinion”, këtë të enjte, më 21 maj, u përqëndrua tek turizmi, si një nga pikat më të diskutuara të viteve të fundit në Shqipëri. Me rritjen e turistëve dhe kapaciteteve por me shumë kritika në lidhje me shërbimin, ekziston pikëpyetja e madhe se çfarë turizmi do të bëhet në Shqipëri. Diskutimi u fokusua kryesisht mbi pyetjen se çfarë turizmi do të kemi, turizëm autentik, duke shfrytëzuar resurset që lidhen me kulturën dhe trashëgiminë tonë, apo do të kemi një turizëm më të hapur dhe më internacional. Një pikë kyçe kishte të bënte me standartet e larta, të cilat synojnë të sjellin turistë që shpenzojnë më shumë edhe pse Shqipëria është nënvizuar gjithmonë në shtypin ndërkombëtar si një vend i bukur me çmime modeste, edhe pse vitet e fundit çmimet kanë ndryshuar. Fokusi i bisedës ishte jo vetëm tek turizmi bregdetar por më gjerë nga veriu në jug. Të ftuarit ishin:
Mira Pogaçi – Eksperte ekonomie
Marsela Volaj – Arkitekte
Baton Haxhiu – Analist
Oltjon Caci – Kryetar i Bashkisë së Sarandës
Dritan Shakohoxha – “Mikado” Real Estate
Auron Tare – Gazetar
Neritan Sejamini – Analist

















