Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshin drejt Kryeministrisë.
Një nga thirrje kryesore të qytetarëve është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike me intelektual jo partiakë.
Po ashtu, thirrjeve të qytetarëve nuk u ka shpëtuar as opozita të cilën e fajësojnë për mënyrën se si ka drejtuar vendin kur ka qenë në qeverisje dhe për mënyrën se si ka vepruar më pas në raport me mazhorancën.
Për të shprehur kundërshtimin e tyre si për mazhorancën dhe opozitën, qytetarët bëjnë thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
















