Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si një shfaqje të “vulgaritetit të mosozotshëm”. Ndërsa shprehu vlerësim për qytetarët që protestojnë sinqerisht për t’u dëgjuar, kreu i qeverisë sulmoi ashpër reagimet e profileve false, të cilat i emërtoi si “llumi mbi ujin e pastër të protestës”.
Rama paralajmëroi se pas kësaj furie komentesh fshihet një algoritëm i vënë në funksion të së keqes dhe një megamanipulim digjital. Në mbyllje të reagimit të tij, ai deklaroi se së shpejti do të ekspozohen me prova dhe fakte edhe grupet e huaja që qëndrojnë pas këtij sulmi virtual.
Rama i përgjigjet akuzave të qyetatarit: Ballë për ballë me vulgaritetin e mosozotshëm! Algoritmi është vënë në funksion të së keqes.
“Ballë për ballë me vulgaritetin e mosozotshëm të një zëdhënësi të “Shqipërisë së Re”.
Dhe një fjalë në fund për njerëzit që sinqerisht besojnë tek protesta sepse duan të dëgjohen.
***furia e vulgariteteve me profile fallco tek komentet më poshtë do të tregojë përsëri, se si në çdo postim që i bie ndesh kësaj shtrese llumi mbi ujin e pastër të protestës, Algoritmi është vënë në funksion të së keqes – nuk do mbeten pa u ekspozuar me prova e fakte edhe grupet e huaja që janë mbrapa këtij megamanipulimi digjital”, ka shkruar Rama.













