Aktori Robert Ndrenika shkoi në gjyqin e Erion Veliajt dhe fjalët që aktori i tha Veliajt ngjallën reagime në rrjetet sociale. Kjo është edhe tema në të cilën u ndal emisioni Opinion, mbrëmjen e së hënës. Duhet të kishte një debat për rolin e intelektualëve në raste të tilla. Disa nga pyetjet që u ngritën ishin: A duhet të jetë intelektuali, ai që merr anë? A mundet që një aktor të mbajë qëndrime të caktuara?
Të ftuar në studio ishin: drejtoresha e Tvklan.al Gerta Zaimi, Ornela Çuçi, Ermal Hasmimja, Fitim Zekthi.
Në pjesën e dytë u diskutua për Hantavirusin, që ka sjellë shqetësim në mbarë botën. Për të, foli doktori dhe politikani Ilir Alimehmeti.
Në pjesën e tretë u trajtua rasti i një qytetari të suksesshëm në Zvicër, Rexhep Rexhepi.

















