Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni synonte.
Duke folur nga Zvicra, ku po zhvillohen negociatat, Vance tha se dita e djeshme ishte “shumë e mirë” dhe se pala amerikane arriti katër objektiva kryesore gjatë diskutimeve me përfaqësuesit iranianë. “Ne bëmë pikërisht atë që donim të bënim”, u shpreh ai para gazetarëve.
Sipas Vance, pika më e rëndësishme për SHBA-në është dakordësia e Iranit për të lejuar hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në vend.
Ai e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm drejt kufizimit të programit bërthamor të Iranit dhe drejt procesit të denuklearizimit. “Ky është një moment i rëndësishëm për popullin amerikan”, tha Vance.
Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë në përpjekje për të arritur një marrëveshje që synon uljen e tensioneve dhe krijimin e garancive për çështjen bërthamore.














