Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës.
Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë Proshkë.
Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Çermë Divjakë teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari 24 vjeç.
Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen. Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnjë.














