Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta, raportojnë mediat e huaja.
Sipas këtyre raportimeve, pas përfundimit të takimit, delegacionet e të dy vendeve janë tërhequr për diskutime të brendshme lidhur me ecurinë e procesit dhe situatën aktuale.
Ndërkohë, në deklarata publike, zyrtarë amerikanë kanë theksuar rëndësinë e dialogut diplomatik për uljen e tensioneve në rajon.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është shprehur optimist se negociatat mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se procesi po zhvillohet me autorizimin e presidentit amerikan.
Sipas tij, presidenti Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan një mandat të qartë për të ndjekur zgjidhje diplomatike për një sërë çështjesh komplekse që prekin rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar.
Vance gjithashtu e ka cilësuar Iranin si një “faktor paqëndrueshmërie” në Lindjen e Mesme, ndërsa ka theksuar se dialogu mbetet rruga kryesore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
















