Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën këtë të martë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kundër projektit në Zvërnec.















