Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

2026/06/07 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

Teksa theksoi sërish se resorti në Zvërnec do të ndërtohet patjetër, kryeministri Edi Rama tha sot se protestat kundër investimit në Tiranë dhe qytete të tjera, po dëmtojnë turizmin. Sipas kreut të qeverisë, për shkak të këtyre tubimeve, operatorët turistikë kanë njoftuar anulimet e para të rezervimeve të bëra nga turistët e huaj.


Sa i përket takimit që zhvilloi pak ditë më parë me banorët e Zvërnecit, mes tyre edhe pretendentë për toka që i janë drejtuar edhe gjykatës, shefi i ekzekutivit tha se ishte një bashkëbisedim shumë normal dhe qytetar që qartësoi disa pikëpyetje të ngritura nga zhvillimet e ditëve të fundit.

“Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë proces, qoftë edhe për të drejtën që të zhvillohen. Okay? Dhe ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim, një pronë e kthyer dhe e regjistruar, por që, në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces dhe në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz, mes njerëzish që nuk i qepen njëri-tjetrit me gurë në trastë. Okay? Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se, pavarësisht pyetjeve, shqetësimeve, kërkesave që kishin, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vihej në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje, përkundrazi, ndjeva shqetësim edhe më pas kur dolëm; ndjeva shqetësim që: ‘Aman, mos ndalet, aman, mos ta humbasim këtë gjë'”,- tha Rama.

Rama vuri sërish në dyshim edhe sinqeritetin e protestës së ngritur kundër investimit, duke thënë se në mesin e saj dominojnë personazhe të njohur në rrjetet sociale që shfrytëzojnë situatën për të gjeneruar like dhe klikime që më pas konvertohen në para për ata, por edhe të “marrë që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror. Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike.”

“Kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit. Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë. Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”,- tha Rama.



Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026 10:42 am
Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve
Kryesore

Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve

7 Qershor, 2026 9:54 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

7 Qershor, 2026 9:45 am
Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Kryesore

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

7 Qershor, 2026 8:51 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Qershor, 2026 8:50 am
SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
Para
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
















TE FUNDIT

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
7 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
7 Qershor, 2026

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt...

Lexo më shumë

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
7 Qershor, 2026

12 persona janë qëlluar me armë në një festival komunitar në shtetin amerikan Ohaio, në atë që policia beson se...

Lexo më shumë

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
7 Qershor, 2026

Teksa theksoi sërish se resorti në Zvërnec do të ndërtohet patjetër, kryeministri Edi Rama tha sot se protestat kundër investimit në Tiranë dhe qytete të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}