Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

2026/06/05 at 1:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një deklaratë për mediat para samitit të Tivatit, Rama tha se BE-ja duhet të ruajë parimin e meritës, por njëkohësisht të gjejë një mënyrë më të shpejtë për integrimin e vendeve kandidate, duke sjellë shembullin e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe bashkimin e Gjermanisë, duke argumentuar se Europa ka nevojë për një vizion të ri politik.


“Unë e kam thënë prej kohësh. Më në fund u dëgjua, por tanimë nuk është e mjaftueshme. Besoj që Europa, në radhë të parë për vetën e saj duhet të bëhet më e guximshme, duhet ta mbajë procesin e bazuar në meritë, duhet të shkojë në drejtimin gradual, por duhet të gjejë kurajon për një moment të ri “Helmut KOHL”. Kur bota u rrëzua, ky djalë i madh nuk i tha Gjermanisë Lindore që ke 35 kapituj për t’i plotësuar para se të bashkohemi bashkë, por ai i tha ne do të bëhemi bashkë dhe më pas do t’ju ndihmojë për të ecur përpara. Prandaj nëse BE do t’i dërgojë një mesazh të fortë botës dhe t’i ngrejë rreth vetes një energji të re, duhet të thotë, ashtu si jemi sot të gjithë përreth një tavoline, duhet të jemi të gjithë rreth një tryeze, por çdo njeri me statusin e tij, deri sa të bëhemi anëtarë të plotë. Mendoj që është e lehtë, prandaj bëhet më e komplikuar për t’u kuptuar”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të rrinë gjatë në pritje, përndryshe mund të njohin gangsterin rus, apo kukullat kineze.

“Nuk është një dhomë pritjeje, por më shumë integrim, ti nuk mund t’i thuash fëmijëve rri me komshiun deri sa të jesh gati për t’u ulur për të ngrënë me ne, sepse pastaj ndonjë nga fëmijët mund të njohë gangsterin rus, një fëmijë tjetër fillon të pëlqejë kukullat kineze e kështu më radhë. Prandaj duhet t’i mbledhësh të gjithë fëmijët bashkë”, u shpreh Rama.

I pyetur se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, Rama iu përgjigj me humor, duke lënë të kuptohet se afatet varen edhe nga vetë dinamika e unionit.

“Ka tre gjëra që nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

Pas propozimit të parë, i cili nuk u prit me shumë entuziazëm nga Ballkani Perëndimor pasi I jepte përparësi anëtarësimit të Ukrainë. Ndërkohë, Gjermania së bashku me Francën kanë ardhur me një propozim të ri për zgjerimin.

Dokumenti i cili nuk është publik do të diskutohet në Tivar mes dy liderëve propozues, KE, Këshillit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas burimeve, propozimi franko-gjerman lidhet me një integrim gradual para anëtarësimit të plotë, por pa hequr dorë nga procesi I bazuar në meritë. Përparimi I shteteve kandidate do të bazohet mbi reformat që do të ndërmarrë dhe track recordet. Me anë këtij propozimi vendet kandidatë, siç është edhe Shqipëria u jepet mundësia për anëtarësim në tregun e përbashkët para anëtarësimit si dhe përfshirja në institucionet e BE përmes statusit të vëzhguesve.

Në këtë non paper duket që I dhënë një vëmendje përfitimit të qytetarëve, pasi synohet që qytetarët të kenë mundësi të përfitojnë para anëtarësimit. Gjithashtu kërkohet që të thjeshtohen procedurat, duke propozuar që në momentin që ka një rekomandim pozitiv nga KE duhet të vijohet në atë drejtim, si dhe i kërkohet qeverisë së Brukselit që nëse ky propozim pranohet të merret me të gjitha procedurat e integrimit gradual.

Ky propozim që e përshpejton integrimin e Ballkanit Perëndimor, por nuk i përjashton ata nga detyrat për të bërë reforma dhe për të dhënë prova atëherë kur kërkohet nga Brukseli për çështje të caktuara. Gjithashtu në këtë propozim sqarohet se nëse vendi kandidat bën regres, mund ti hiqen përfitimet të cilat mund ti marrë përpara anëtarësimit.



Ju sugjerojmë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

5 Qershor, 2026 8:35 am















TE FUNDIT

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një...

Lexo më shumë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
5 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tyre në...

Lexo më shumë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}