Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati në Opinion për Zvërnecin, Bala-gazetarit: Ec mor, jeni manipulues

2026/06/02 at 11:19 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati në Opinion për Zvërnecin, Bala-gazetarit: Ec mor, jeni manipulues

Protesta qytetare kundër projektit të Zvërnecit ka shkaktuar debate të forta në emisionin “Opinion” mes analistit Anri Bala dhe gazetarit Osman Stafa


Gazetari Stafa u rreshtua hapur kundër këtij projekti, duke mbështetur protestën qytetare para Kryeministrisë me argumentin se zona gëzon rëndësi të veçantë për sa i përket biodiversitetit.

Ndërsa analisti Bala mbrojti me forcë qëndrimin pro investimit, duke e fokusuar replikën tek e drejta e shfrytëzimit të pronës për turizëm elitar.

Përplasja mes tyre u përshkallëzua në akuza të ndërsjella për manipulim dhe gënjeshtra, sidomos kur biseda u ndal tek vëmendja që kryeministri po i kushton kësaj proteste.

Stafa theksoi se ligji i zonave të mbrojtura u ndryshua qëllimisht që të vinte kjo ditë, duke sjellë si shembull ndalimet që u bëhen qytetarëve të thjeshtë për të ndërtuar. Ndërkohë, Bala iu kundërvu duke e pyetur në mënyrë ironike nëse pronat duhet t’u lihen pelikanëve dhe flamengove, apo duhet të zhvillohen për ekonominë.

Debati i plotë:

Anri Bala: Ram nuk më duket i shqetësuar!

Osman Stafa: Është shumë i shqetësuar!

Anri Bala: Ti e di më mirë?!

Osman Stafa: Duhet ta lexosh pak Ramën, pse nuk del kryeministri për protesta të tjera. Rama po del tre herë në ditë dhe po flet për këtë protestë.

Anri Bala: I kam ndjekur protestat shumë herë më mirë se ti.

Osman Stafa: Po ti nuk je as në terren more, si i ndjek më mirë?!

Anri Bala: Nuk kam pse të ta them as ty, as publikut!

Osman Stafa: Pse je këtu atëherë?

Anri Bala: Që të mos gënjesh ti. Prit more prit ti!

Osman Stafa: Ore se je interesant ti, se nuk të lejojë unë që të më gënjesh ti për fjalën që unë them. Po ta them edhe një herë, nisi në Zvërnec dhe nisi me ato pamje.

Anri Bala: Je i padrejtë që kur e thua. Gënjeve!

Osman Stafa: Është më e shenjtë fytyra ime se sa fjala jote. Unë vij këtu për të thënë mendimin tim, jo si ty që vjen për të thënë mendimin e dikujt tjetër.

Anri Bala: Dëgjo, pastaj trego se sa i shenjtë je. E ke marrë vesh ti se çfarë kërkon zotëria?! Pse e dredh o i shenjti… Çfarë kërkon more, çfarë kërkon?! Për çfarë e do pronën, do ia lërë pelikanëve dhe këtyre flamengove?! Po ec more…

Osman Stafa: Ule zërin.

Anri Bala: Nuk e ul zërin me njerëz si ju sepse jeni manipulues. Nisi debate që po na marrin pronat dhe kërkojnë që të na i shfrytëzojnë për turizëm elitar. Ky është debati.

Osman Stafa: Po më lër more ta them! Nuk më lë as 10 sekonda që të ta them. Kur shkuam në Theth që nisën ato ndërtimet pa leje, kryeministri tha që jo çdokush që ka pronën e vet mund të ndërtojë këtu, sepse është një zonë e mbrojtur me rendësit e saj specifike. Edhe ai qytetari atje nëse ka pretendimet e tij për të investuar i ngrihet shteti dhe thotë, po jo more zotëri se ti nuk mund të ndërtosh këtu, sepse është zonë e mbrojtur dhe shteti ka ligje.

Anri Bala: Osman ti e ke marrë vesh që ka ndryshuar ligji?!

Osman Stafa: Po më tregon mua ligjin?! Ai ligji u bë që të vinte kjo ditë.

Anri Bala: Po ma dredh… Ore do ua kthejë flamengove edhe Pelikanit Kaçurrel apo do që ta shesë?

Osman Stafa: Ai do ta shesë, por shteti nuk e lë, sepse atje është biodiversiteti.



Ju sugjerojmë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Para
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 3 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama

Protestat për Zvërnecin/ Rama u kujton qytetarëve mandatet e fituara në zgjedhje
















TE FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
22 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet...

Lexo më shumë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}