Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj punën e patronazhistëve

2026/06/02 at 8:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj punën e patronazhistëve

Partia Socialiste dega Tiranë feston sot 35-vjetorin e themelimit. Në një event në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet, qindra socialistë, një pjesë e të cilëve funksionarë të lartë, janë mbledhur për të përkujtuar këtë ditë.


Në nisje të eventit, është pasqyruar një historik i shkurtër i kësaj force politike, që nga koha kur ajo drejtohej nga Fatos Nano, në periudhën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për kryetar bashkie dhe deri në ditët e sotme, kur Shqipëria është një hap më pranë anëtarësimit në BE.

Përmes pamjeve të publikuara, është nxjerrë na pah kontrasti dhe ndryshimi rrënjësor që Tirana ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Në Tiranën e para vitit 2001, nga pamjet vihet re një mugesë e theksuar e infrastrukturës, prezencë e kaosit dhe mungesë e hapësirave publike. Ndërkohë në Tiranën e pas vitit 2001, kur në krye të bashkisë erdhi Edi Rama, por edhe në Tiranën e sotme, ku në krye të bashkisë qëndron Erion Veliaj, vihet re një qytet modern, me hapësira publike dhe infrastrukturë bashkëkohore.

I pranishëm në eventin për 35 vjetorit të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vlerëson maksimalisht punën e patronazhistëve të PS.

Duke veçuar Gramoz Ruçin si kryepatronazhistin e PS, Rama tha se ish-kryeparlamentari ka bërë për Partinë Socialiste më shumë se gjithë të tjerët, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.

“Nuk dua t’ju mbaj gjatë. Jam këtu për t’ju thënë disa fjalë. Dua ta nis me frymëzimin që më dha dalja e Gramozit këtu, që më kujtoi një fjalë të legjendarit Fate Velaj, i cili kur u bë deputet i PS, pas disa kohësh tha ‘çfarë misteri është ky me këtë njeri 35 vite fytyrën e ngrysur’. ‘Ky duhet të jetë një profesion më vete’, tha ‘se ne u meruam duke qeshur tha, por nuk na ndjek njeri nga pas siç ndjekin këtë’. 35 vite Facebook jo, Instagram jo, Tik Tok jo e jo. Por që kur ka dalë telefoni celular, asnjë sms s’ka bërë akoma deri tani që flasim. I punon telefoni vetëm në marrje të sms-ve. Intervista në media ka dhënë 3 e gjysmë. Si shpjegohet kjo? Në fakt kjo e ka shpjegimin te telefoni. Sepse askush nga ne nuk ka në telefon të gjitha kontaktet që ka Gramozi, nga veriu në jug. Askush nga ne nuk e arrin dot atë që Gramozi ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe sot, që jo vetëm i përgjigjet çdo njeriu, jo me sms, sepse është kuadër i vjetër e thotë ‘mos lër gjurmë’, por me telefon. Ata shkruajnë ai përgjigjet. Por po të mbledhësh rrugët e Gramozit për vaki, për ngushëllime, për dasma e pagëzime, janë të panumërta. Pra ajo që Fate Velaj nuk e kuptonte dot sesi funksion Gramozi me fytyrën e tij të vrenjtur, është në fakt se Gramozi është kryepatronazhisti i PS. Unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjithë punën e patronazhistëve”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej Rama tha se kontributi në PS nuk duhet të shërbejë për favorizimin e të afërmve e miqve. Kryeministri foli edhe për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila sipas tij nuk mund të realizohej pa kontributin e PS.

Duke përmendur rastin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli, Rama tha se PS nuk po punon për lirimin e tij, pavarësisht nëse arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës mund t’u duhet i padrejtë. Kjo sipas Ramës e dallon PS-në nga opozitë në Shqipëri.

“Më besoni që nuk ka qeveri që hyri në histori se ndërtoi rrugë, një qeveri hyn në histori përsa ka kapacitet të ndërtojë shtet. Sot ne jemi këtu në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, pikërisht sepse nuk jemi si ata të tjerët. Nuk jemi duke kërkuar lirimin e të burgosurit Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sado e padrejtë të na duket ne, jemi këtu për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër”, tha Rama.

Në eventin e zhvilluar sot për 35-vjetorin e PS dega Tiranë, u vlerësuan me medalje ari disa personalitete të rëndësishme të kësaj force politike, për kontributin e tyre ndër vite në Partinë Socialiste.

Pas ‘dekorimit’ me medalje të artë të personaliteteve socialistë, festës së 35-vjetorit të PS iu bashkua edhe grupi muzikor ‘West Side Family’, të cilët performuan me një këngë të kënduar vite më parë bashkë me kryeministrin Edi Rama.



Ju sugjerojmë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Para
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

Rubio: Irani ka pranuar të negociojë disa aspekte të programit bërthamor

Rubio: Irani ka pranuar të negociojë disa aspekte të programit bërthamor
















TE FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
22 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet...

Lexo më shumë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}