Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.
Kreu i qeverisë thekson se informacionet që qarkullojnë rreth projektit janë të pavërteta, ndërsa theksoi se në rastë se këto informacione do të ishin të vërteta ai vet do të kishte protestuar edhe më fortë se qytetarët.
“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.















