Një 52-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Kepin e Rodonit, teksa është aksidentuar duke lëvizur me një motor me rrota. Sipas policisë, viktima dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e terrenit dhe është rrëzuar. Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila është lënduar lehtë.
Njoftimi policor:
Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.
Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.















