Shqipëria ka siguruar medaljen e arjendtë, duke u renditur e dyta në Europë, në kampionatin e mundjes, përfaqësuar nga sportisti Islam Dudaev.
Ai u mposht vetëm në finale në peshën 65 kg në stilin e lirë nga rusi Bashir Magomedov, në Europianin e që zhvillohet në Tiranë.
Më herët Dudaev eleminoi në fazën kualifikuese turkun Ahmet Duman, ndërsa në çerekfinale, ai arriti të fitonte ndaj gjeorgjianit Nika Zakashvili. Në gjysmëfinale, Dudaev shkëlqeu ndaj Islam Guseinovit.
31-vjeçari u shpall kampion i Evropës në vitin 2024 dhe fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris.

















