Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

2026/03/17 at 9:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

Në të njëjtën linjë me shumë udhëheqës europian ka qenë edhe deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nga Athina gjatë konferencës së Bloomberg për energjinë, ku ka theksuar haptazi se Greqia nuk do të marrë pjesë në operacione ushtarake në Gjirin Persik dhe në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme .


“Përgjigjja e thjeshtë është: jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion rreth teatrit të operacioneve që janë aktualisht në zhvillim. Dhe dyshoj nëse në këtë moment ekziston një gatishmëri e madhe evropiane për një mision të tillë”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis ka sqaruar se Athina mbështet operacionin evropian për mbrojtjen e lundrimit në Detin e Kuq, por nuk do të përfshihet në veprime në Gjirin Persik pa një mandat të qartë të Bashkimit Evropian. Ai theksoi gjithashtu se prioriteti është stabiliteti dhe shmangia e përshkallëzimit.

Duke iu referuar drejtpërdrejt Ngushticës së Hormuzit ,një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, Mitsotakis paralajmëroi për pasoja globale nëse situata përkeqësohet. E megjithatë I pyetur në se presidenti amerikan do ti kërkonte drejtpërdrejt ndihmë ai ka thënë :

“Nuk do të përfshihemi në veprime në rajon e më gjerë për sa kohë vazhdojnë operacionet ushtarake. Kemi qenë absolutisht të qartë që në fillim: po forcojmë qëndrimin tonë mbrojtës. Natyrisht, na intereson shumë liria e lundrimit. Mes nesh ka, siç e dini, pronarë të shquar grekë të anijeve që janë shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në këtë rajon”, tha ai.

Rreziku në këtë ngushticë prek drejtpërdrejt edhe transportin detar grek siç ka theksuar edhe ministria e Transportit detar të Greqisë. Janë 168 anije të interesave greke, 34 prej tyre me flamurin grek që ndodhen aktualisht në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit. Në rajon shërbejnë gjithashtu qindra marinarë grekë dhe situata e tyre monitorohet çdo ditë.

Që nga fillimi i luftës, janë goditur në zonë disa anije tregtare, mes tyre edhe ato të interesave greke, duke rritur ndjeshëm rrezikun për një nga korridoret më strategjike energjetike dhe tregtare të planetit.



Ju sugjerojmë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Para
Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për sot, 18 mars 2026

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit, 18 mars 2026
















TE FUNDIT

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik, 2026

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës u mbyll mes polemikash, pasi kroatëve iu anulua një gol në...

Lexo më shumë

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
3 Korrik, 2026

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara...

Lexo më shumë

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
3 Korrik, 2026

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e...

Lexo më shumë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}