Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure diskuton një prej temave, “kambanave” të alarmit që po bien në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në vitin 2025, në vitin që lamë pas, në Shqipëri ka një divorc për çdo katër, duke e rritur përqindjen e divorceve në shoqërinë shqiptare në 25%. Kjo konsiderohet si përqindja më e lartë historike në Shqipëri. Ka një ndryshim disi më të vogël nga viti 2024, por një ndryshim drastik nga viti 2022. Në tre vite diferenca në divorce është rritur shumë dhe problematika kryesore është që ende sot askush nuk di të thotë se përse kjo përqindje e divorceve po rritet me shpejtësi. Përqindja e divorceve shoqërohet me dy probleme të mëdha me uljen e numrit të martesave dhe me mungesën e dëshirës së çifteve të reja për të pasur fëmijë.reja për të pasur fëmijë.

















