Mbrëmjen e kësaj të hëne, më 9 shkurt, në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit Opinion, do të diskutohet për mosvendimin e ditës së premte, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e qeverisë kundër pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme, pasi trupa gjykuese u nda 4 me 4, duke e lënë si rrjedhojë në fuqi atë.
Në studio do të diskutohet nëse ky mosvendim mund të kthehet në normë, në raport me rastet e tjera që mund të vijnë më pas dhe se çfarë pritet të ndodhë.
Ndërkohë, po ashtu do të diskutohet edhe për vendimin e sotëm të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që ka kërkuar 180 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë, konkretisht 45 vjet për secilin prej tyre.

















