Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagimet e Ambasadës Britanike e Gjermane, Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion

2026/03/12 at 1:10 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në platformën “X” pas deklaratave të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Ambasadës Gjermane.


Ambasada Gjermane reagoi menjëherë pas vendimit të sotëm të Kuvendit që votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se kusht i domosdoshëm për të bërë progres me integrimin, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

Ndërsa Ambasada e Britanisë së Madhe theksoi se “imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë e llogaridhënies”.
Në postimin e tij, Edi Rama thekson se “Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor”.

“Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%. Por, duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj: Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian; Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur; Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar Komisionit Europian; Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor; Shumica qeverisëse bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë”, lexohet në postimin e Ramës, shkruan A2.

“Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë! Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B”, shtoi Rama.



Ju sugjerojmë

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Bota

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

16 Korrik, 2026 11:27 am
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

16 Korrik, 2026 11:21 am
Para
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Hetim korrupsionit..

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Hetim korrupsionit..

Izraeli vret komandantin e Hezbollahut, shërbente në Gardën Revolucionare të Iranit

Izraeli vret komandantin e Hezbollahut, shërbente në Gardën Revolucionare të Iranit

Mojtaba Khamenei bën deklaratën e parë si Lider Suprem: Hormuzi, mbetet i mbyllur

Mojtaba Khamenei bën deklaratën e parë si Lider Suprem: Hormuzi, mbetet i mbyllur
















TE FUNDIT

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
16 Korrik, 2026

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}