Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ironizon PD:Ushqejnë “ondrrën” se do përmbyset “regjimi” im

2026/03/08 at 10:37 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama ironizon PD:Ushqejnë “ondrrën” se do përmbyset “regjimi” im

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga podkasti “Flasim” lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, duke i konsideruar si dezinformomë dhe gënjeshtra raportimet që aludojnë se Irani do të godasë Shqipërinë. Rama vuri në dukje se edhe nëse kjo do të ndodhte, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe aleanca do të vepronte shpejt sikurse e bëri në Turqi. Sipas kreut të qeverisë pretendime të tilla vetëm ushqejnë “ëndrrën në beze” se “do të përmbyset i ashtuquajturi regjim i Ramës”.


“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit. Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike.  Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë”, tha Rama.

“Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s. Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu. Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës”, vijoi ai.



Ju sugjerojmë

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht
Rajoni

“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht

30 Qershor, 2026 11:58 am
Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

30 Qershor, 2026 11:39 am
Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Aktualitet

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

30 Qershor, 2026 10:44 am
5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën
Kryesore

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

30 Qershor, 2026 10:32 am
Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
Kryesore

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

30 Qershor, 2026 10:30 am
Para
Video/Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy braziliane në Durrës

Video/Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy braziliane në Durrës

Berisha: As Europa nuk ka pa patur kryeministër më mizogjen se Edi Rama

Berisha: As Europa nuk ka pa patur kryeministër më mizogjen se Edi Rama

Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë

Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë
















TE FUNDIT

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje...

Lexo më shumë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
30 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
30 Qershor, 2026

Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione. Ndërsa zv.kryeministres Albana Koçiu ka dalë nga seanca plenare për t’u larguar me...

Lexo më shumë

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
30 Qershor, 2026

Republika Demokratike e Kongos tha se numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në vend kishte arritur në 1,307, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}