Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lala zbulon kush ndikonte te emërimet në Polici: Proda debatoi me kryeministrin

2026/03/04 at 10:55 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lala zbulon kush ndikonte te emërimet në Polici: Proda debatoi me kryeministrin

“E di kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë nëpër komisariate? Ergys Agasi, dhe unë mbaj përgjegjësi penale për këtë. Edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda”, ishte kjo deklarata e fortë që bëri më 29 dhjetor 2025, gazetarja Klodiana Lala, përballë moderatorit Blendi Fevziu.


Ajo është rikthyer sonte, 4 mars, në studion e “Opinion”, për të folur pikërisht mbi aludimet që qarkullojnë për motivacionin e lirimit nga detyra të Prodës. Duke e thënë me bindje se kryeministri Edi Rama e kishte vendosur që para protestës së 28 shkurtit për ta hequr nga ai post, paralajmëroi se “të besuarit” e Prodës nëpër komisariate “do largohen një nga një”.

“Furtuna” mbi emrin e Prodës, nënvizoi se nisi që kur u diskutua një grup i strukturuar kriminal brenda AKSHI-t.

Sipas gazetares, Agasi (aktualisht i shpallur në kërkim) ka qenë ndërmjetës mes kreut të qeverisë dhe Prodës.

“Iu dha grada të pamerituara të gjithë rrethit të tij shoqëror, disa prej të cilëve u janë sekuestruar celularët. Së dyti, ka pasur lidhje okulte. Pas shpalljes në kërkim të Agasit, drejtorë të policisë i kanë prezantuar platformën Ylli Carës, ish-ortak i Prodës, biznesmen. Një personazh që është jo vetëm lidhje e ngushtë për Prodën, por ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë për caktimin e emrave. Drejtori është ndikuar nga ai”, deklaroi Lala për Prodën.

Shtoi se ekziston një “hetim penal pa emër të regjistruar, por që është i ndarë nga dosja e AKSHI-t, për implikim të zyrtarëve policorë në rrëmbimin e Daniel Shimës”...

Sipas Lalës, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ia ka sekuestruar celularin Prodës, që kur ai punonte në drejtorinë e Policisë Elbasan.

“Në vitin 2024, në atë kohë u godit një prej organizatave më të rrezikshme kriminale, të drejtuar nga vëllezërit Çopja. Në atë kohë, pati dyshime të forta se ky operacion mund të ishte dekonspiruar. Ky lajm nuk u mësua në momentin e sekuestrimit, por kur Proda garoi për kreun e Policisë së Shtetit. Celulari i tij është këqyrur, ka një hetim të çelur, nuk ka ende një rezultat deri tani. Në atë kohë, drejtor ka qenë Rrumbullaku, që një ditë papritmas u largua”, shpjegoi ajo.

Sa i takon protestës së opozitës, u shpreh se trajektorja që u ndoq atë të shtunë ishte totalisht e paparashikueshme.

“PD-ja nuk dha detaje për mënyrën si do të lëvizte. Gjatë gjithë kohës hidheshin molotovë nëpër kosha plehrash. Në momentin kur gazetarët dhe protestuesit kanë qenë te ura e Drejtorisë, ka filluar të raportohet se mund të kishte një ndalesë te ish-vila e diktatorit. E kemi mësuar diku te 7-8 minuta para.”

Po sipas gazetares, Proda ka qenë për herë të fundit në zyrën e tij mbrëmjen e së dielës, 1 mars.

“Ka pasur një debat me tone të forta me kryeministrin, është komanduar menjëherë Bizhga”, tha Lala./ Marrë nga: Tv Klan



Ju sugjerojmë

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
Bota

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

8 Korrik, 2026 8:11 am
Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Bota

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

8 Korrik, 2026 8:04 am
Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
Bota

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

8 Korrik, 2026 8:02 am
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 Korrik, 2026 7:51 am
Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Media britanike: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve

Media britanike: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve
















TE FUNDIT

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
8 Korrik, 2026

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
8 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
8 Korrik, 2026

Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
8 Korrik, 2026

Ai ecën duke parë drejt tokës, me maskën e bardhë të ulur poshtë mjekrës, flokët e thinjura, syze optike dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}