Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?

2026/02/26 at 7:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?

Një flamur me shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës, është pamja nga Beogradi në përvjetorin e luftës.


Thirrjet e grupeve të krahut të djathtë “Vdekje Ukrainës” dhe “Lavdi Rusisë” përballë aktivistëve rusë kundër luftës, të cilët u përgjigjën me “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin”.

Kështu u shënua në Serbi përvjetori i katërt i pushtimit rus të Ukrainës, në një vend ku presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon popullaritetin më të madh.

Rusja Natalia i tha Radio Evropa e Lirë, gjatë një tubimi kundër luftës në Ukrainë ku po merrte pjesë, se ndien mbështetje për Putinin në mesin e popullsisë.

“Në fakt, jo kudo. Kryesisht janë njerëzit e moshuar që janë disi nën ndikimin e propagandës ruse sepse ajo po përhapet këtu. Te të rinjtë, jo aq shumë”, tha ajo.

Ajo jeton prej tri vjetësh e gjysmë në Serbi dhe, pavarësisht protestave të grupeve të krahut të djathtë, siç tha, ndihet mjaft e sigurt, madje më e sigurt sesa në Rusi.

“Edhe nëse kemi mendime të ndryshme, njerëzit në Serbi zakonisht nuk janë agresivë dhe e pranojnë që mund të kemi qëndrime të ndryshme”, shtoi ajo.

Hulumtimet mbi mbështetjen globale për udhëheqësit botërorë tregojnë se Vladimir Putin gëzon mbështetjen më të madhe pikërisht në Serbi, një vend ku mijëra rusë kanë gjetur strehë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 2022.

Putini, sipas një studimi të Gallup International të publikuar në shkurt, mbështetet nga 37 për qind e qytetarëve në Serbi.

Rusja Sasha, e cila jeton në Beograd në vitet e fundit, i tha Radio Evropa e Lirë se ishte e vetëdijshme për përpjekjet proruse, por jo për shkallën në të cilën ato janë të rrënjosur thellë.

“Në të njëjtën kohë, kam ndjenja të vështira dhe të përziera për këtë, sepse që nga viti 2022 jetoj këtu si njëfarë déjà vu i asaj që gradualisht po ndodhte në Rusi”, tha ajo.

Serbia është e vetmja nga vendet në Evropë ku Gallup ka kryer studimin që tregon mbështetje për Vladimir Putin. Në të gjitha shtetet e tjera, Putin ka marrë vlerësime negative.

Sasha tha se pasi arriti në Serbi kishte një vizion tjetër për këtë shtet.

“Për mua gjithmonë ka qenë një shoqëri më e orientuar drejt Evropës, që e sheh veten në një të ardhme demokratike, që vepronte më në mënyrë njerëzore dhe më me ndërgjegje se shoqëria ruse në atë kohë”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, banori i Beogradit, Marko Stojanoviq, tha se Vladimir Putin është një politikan i fuqishëm dhe i suksesshëm, por që në vitet e fundit ka pasur probleme në drejtimin e politikës së jashtme dhe të brendshme.

“Nga ana tjetër, na vijnë ata që kanë ikur nga Rusia dhe ata kanë një pamje krejt tjetër për Rusinë, për Putinin, kështu që e vërteta është diku në mes”, shtoi ai.

Fillip Zllatanoviq tha se është i bindur se Putin e dëmton më shumë sesa i shërben popullit të tij.

“Nuk mund të udhëtojnë kudo, nuk janë pjesë e sistemit bankar, ekonomia e tyre është… nuk e di se me çfarë mbahen”, u shpreh ai.

Pse njerëzit në Serbi “e duan” Putinin?
As pushtimi rus katërvjeçar i Ukrainës, i cili sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ka marrë jetën e 15 mijë civilëve në atë shtet, nuk ka ndryshuar disponimin ndaj Putinit në Serbi.

Për historikun Millan St. Protiq, kjo është rezultat i një fushate agresive dhe propagande që vazhdon prej vitesh.

“Kur kjo shpërndahet nga të gjitha anët dhe në një mënyrë kaq sistematike, atëherë vetëm një efekt i tillë mund të pritet”, i tha ai REL-it.

Mijëra njerëz brohoritën pro Putinit para Kisha e Shën Sava gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd në janar 2019.

“Faleminderit për miqësinë. Shpëtim për miqtë”, deklaroi atëherë Vladimir Putin para të pranishmëve, të cilët ishin mbledhur për të mbështetur presidentin rus pas ftesës së Partia Progresive Serbe, partia e presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq.

Sipas vlerësimeve të policisë, aty ishin më shumë se 100 mijë persona, dhe shtatë vjet më vonë duket se Putini nuk është harruar.

Portreti i tij mund të shihet në muralet mbi muret e ndërtesave dhe në suvenire në qendër të Beogradit, që mirëpresin turistët.

Sociologu Dario Hajriq vlerësoi se popullariteti i Putinit flet më pak për Rusinë dhe më shumë për fascinonimin lokal ndaj figurës së “atij që mban gjërat nën kontroll”.

“Klasa jonë politike kultivon me kujdes këtë fascionim nënshtrues ndaj autoritetit dhe ‘dorës së fortë’ për t’i bërë më të pranueshme edhe në kuadër lokal”, tha ai për REL-in.

Si po ndryshon modeli i ngjarjeve?
Duke u iu referuar edhe miqësisë tradicionale me Rusinë, Beogradi zyrtar mbetet i vendosur për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Serbia, e cila varet nga Rusia për importet e gazit, është ndër pak vendet evropiane që nuk i janë bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, edhe pse Beogradi është kandidat për anëtarësim në BE.

Sociologu Dario Hajriq tha se Serbia është zyrtarisht kandidate për BE, por është thellësisht e zhytur në narrativët prorusë dhe mite që nuk i përkasin civilizimin perëndimor.

“Autoritetet vendase kanë mbajtur për dekada një balancë: rrugë formale drejt BE-së, por me nxitjen e vazhdueshme të idesë të Rusisë si mbrojtëse”, theksoi ai.

Autoritetet e Serbisë mbështeten te Moska edhe në organizatat ndërkombëtare për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa nën ombrellën e BE-së, Beogradi zhvillon negociata me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria serbe thotë se nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë. Edhe pse mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe jep ndihmë humanitare për këtë shtet, Beogradi nuk e ka ndërprerë lidhjen me Kremlin.

Në tabloidet proqeveritare lavdërohen sukseset e ushtrisë ruse në fushëbetejë, ndërsa për palën ukrainase, tabloidet e paraqesin si armike.

Një studim i Delegacionit të BE-së në Serbi nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti tregoi se vetëm 8 për qind e qytetarëve e shohin Rusinë si fajtore për luftën në Ukrainë.

Shumica e të tjerëve e identifikojnë si fajtorë NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.

Sociologu Dario Hajriq tha se nëse Rusia ka qenë për vite me radhë simbol i “mbrojtëses” ose kundërpeshës ndaj Perëndimit, atëherë lajmi për pushtimin e Ukrainës nuk ndryshon këtë gjë, por ndryshon interpretimi i pushtimit.

“Ai bëhet ‘i provokuar’, ‘i domosdoshëm’, ‘gjeopolitik’, çfarëdo gjëje përveç asaj që do të rrëzonte narrativin ekzistues”, shpjegoi ai.

Hajriq shtoi se mediat në Serbi, duke kopjuar përmbajtjen ruse, shumë shpejt e ristrukturuan pushtimin si një “konflikt gjeopolitik mes fuqive të mëdha”, ku Putini paraqitej si palë e detyruar që të mbrohet.

Në Serbi operojnë Sputnik dhe RT (Russia Today), teksa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se Serbia është vendi i vetëm në Evropë ku mediat ruse punojnë pa pengesa.

Bashkimi Evropian në mars 2022 ndaloi transmetimin e Sputnik dhe RT-së deri në përfundim të agresionit ndaj Ukrainës dhe derisa Rusia dhe mediat e saj të afërta të ndalojnë së përhapuri dezinformata dhe të bëjnë manipulim të informacionit.

Takimet me Putinin janë bërë më të rralla, por nuk janë ndalur
Dyert e Beogradit mbeten të hapura për zyrtarët rusë, shumica e të cilëve janë nën sanksione amerikane dhe evropiane.

Vuçiq, i cili më parë përmendte numrin e takimeve të tij me Putinin, i ka reduktuar ato që nga shkurti i vitit 2022.

Por, ai nuk e refuzoi ftesën e Putin për të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj 2025, në kuadër të Ditës së Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Atëbotë, Vuçiq u takua me Putinin në Kremlin, dhe pas takimit deklaroi se Serbia dhe Rusia duhet të rrisin dhe të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Shumë më i prerë ishte disa muaj më parë ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me Putinin në Vlladivostok.

Në shtator të vitit 2024, Vulin e siguroi Putinin se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë, duke theksuar se për këtë arsye presioni mbi Serbinë është “i jashtëzakonshëm”.

I pyetur për referencën te marrëdhëniet tradicionale midis dy shteteve, historiani Millan St. Protiq tha se nuk ekziston një ndjenjë tradicionale ndaj Rusisë, por se promovimi i një projekti të tillë ka shërbyer si përgjigje nga autoritetet vendase.

“Kështu ka qenë edhe nën Millosheviqin, dhe është kështu edhe sot. Ata në regjimin rus, i cili personifikohet nga Putini, e shohin dhe kanë mbrojtësin e tyre më të sigurt, mbrojtësin, tutorin”, vlerësoi ai.

Dhe, teksa në rrugët e Beogradit ende dëgjohen thirrje “Serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, Rusia dhe Putini shihen krejt ndryshe në pjesën tjetër të Evropës.

Sipas Gallupit, mbështetja më e ulët për Putinin është në Ukrainë (-98 për qind), pastaj në vendet skandinave – Danimarkë (-94), Suedi (-94), Norvegji (-90).

Më pas në Poloni (-83) dhe Estoni (-88 për qind)./REL



Ju sugjerojmë

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Bota

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

3 Korrik, 2026 12:52 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Para
“AKSHI”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, jeton me qira

Ndryshime në qeveri, bashkë me  Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Spiropali

U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Shqipëri Durim Bami

U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Shqipëri Durim Bami

Largimi i Ballukut dhe ndryshimet në qeveri, Berisha: Rama do që të shpëtojë lëkurën

Largimi i Ballukut dhe ndryshimet në qeveri, Berisha: Rama do që të shpëtojë lëkurën
















TE FUNDIT

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
3 Korrik, 2026

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e...

Lexo më shumë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
3 Korrik, 2026

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur...

Lexo më shumë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
3 Korrik, 2026

Sipas ABC News, Departamenti i Drejtësisë refuzoi të jepte informacione shtesë në lidhje me dosjet Epstein, duke pretenduar se dokumentet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}