Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Balluku”, Bardhi tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

2026/02/23 at 10:52 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Balluku”, Bardhi tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, më 23 shkurt, të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut, e cila është e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.


I pyetur se çfarë vunë në dispozicion prokurorët e posaçëm në këtë mbledhje, Bardhi deklaroi se ata kishin paraqitur prova që sipas tij dëshmonin se zv.kryeministrja Balluku kishte intimiduar të bashkëpandehurit dhe dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: A është e vërtetë që Prokuroria, sipas mediave që kam lexuar sot, duke iu referuar burimeve nga PD, ka deklaruar që ka pasur po e quaj tentativë për të frikësuar dëshmitarë, apo persona që mund të thirreshin?

Gazment Bardhi: Prokuroria jo vetëm ka patur një deklarim të tillë por ka sjellë edhe provat konkrete, përgjimet konkrete, telefonike, komunikimet mes personave të ndryshëm që prodhonin dy gjëra: Që zonja Balluku kishte përdorur dy forma konkrete për të intimiduar qoftë të bashkëpandehurit, qoftë dëshmitarët që ishin në listën e SPAK për t’u thirrur dhe dëshmuar.

Blendi Fevziu: Nga e dinte zonja Balluku listën?

Gazment Bardhi: Sepse zonja Balluku ka marrë në dorëzim provat e SPAK dhe në momentin që prokuroria e ka marrë të pandehur, apo i ka vendosur masën e sigurimit, i ka vënë në dispozicion dosjen duke përfshirë edhe provat shoqëruese.

Blendi Fevziu: Çfarë provash?

Gazment Bardhi: Thashë, jo vetëm e deklaruan, por edhe e provuan. Deklaratën e kanë bërë dhe e kanë provuar përmes përgjimeve telefonike. Zonja Balluku kishte përdorur disa persona që prokurorët i cilësuan me termin “persona të fortë”.

Blendi Fevziu: “Të fortë” do të thotë të botës së krimit, të botës së biznesit apo të politikës? Sepse ne kemi tre lloje të fortësh?

Gazment Bardhi: Do ta them, të pyetur nga ne nëse me termin “persona të fortë” e kanë për persona të krimit të organizuar, përgjigja e prokurorëve ishte se këta persona janë të identifikuar, për momentin i cilësojnë me termin ‘persona të fortë’, jemi duke hetuar veprimtarinë e tyre të dyshuar në kuadër të grupeve kriminale, por për sa kohë kjo çështje sipas prokurorëve po hetohet veçmas nga çështja thelbësore e zonjës Balluku, ata nuk ishin të gatshëm për shkak të sekretit hetimor… Po hetohet dhe mbrohet  nga sekreti hetimor dhe për këtë arsye prokurorët nuk dhanë më shumë të dhëna.

Forma e dytë përmes zyrtarëve të lartë publik, dhe prokurorët identifikuan me një term të përgjithshëm ‘kabineti i ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku’. Edhe për këtë sollën prova konkrete, të transkriptimeve të bisedave telefonike të përgjuara, të cilat kërcënonin dëshmitarë apo të bashkëpandehur duke u kërkuar të ndryshonin dëshminë pasi nuk e bënin këtë do të shkarkoheshin nga puna ata dhe familjarë të tyre. Prandaj oferta që zonja Balluku u ofronte këtyre dëshmitarëve apo të bashkëpandehurve ishte ‘Të hapnin gojën sa para donin të ndryshonin dëshminë.

Blendi Fevziu: Ku do ti gjenin paratë?

Gazment Bardhi: Po 50 milionë i ka vjedhur tek tuneli i Llogarasë. Turqit nuk i morën të gjithë për ti futur në xhep. I ndanë bashkë.

Mes të tjerash, Bardhi tha se sot në mbledhjen e këshillit ka parë një sjellje tërësisht profesionale të të tre prokurorëve të SPAK-ut, pasi sipas tij “në asnjë moment nuk kanë hyrë në diskutime politike dhe çdo sqarim që kanë dhënë për Këshillin e Mandateve e kanë bazuar në kushtetutë, ligj dhe provat që kanë paraqitur.”



Ju sugjerojmë

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht
Rajoni

“Radoiçiç nuk është kriminel”, Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE: Nuk po ndiqet penalisht

30 Qershor, 2026 11:58 am
Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

30 Qershor, 2026 11:39 am
Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Aktualitet

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

30 Qershor, 2026 10:44 am
5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën
Kryesore

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

30 Qershor, 2026 10:32 am
Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
Kryesore

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

30 Qershor, 2026 10:30 am
Para
Rrugët e shembura në juglindje, kreu i ARRSH mohon akuzat: Nuk ka pasur gërmime

Rrugët e shembura në juglindje, kreu i ARRSH mohon akuzat: Nuk ka pasur gërmime

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi 24 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit, 24 shkurt 2026
















TE FUNDIT

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
30 Qershor, 2026

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje...

Lexo më shumë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
30 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
30 Qershor, 2026

Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione. Ndërsa zv.kryeministres Albana Koçiu ka dalë nga seanca plenare për t’u larguar me...

Lexo më shumë

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
30 Qershor, 2026

Republika Demokratike e Kongos tha se numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në vend kishte arritur në 1,307, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}