Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë.
Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare)
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
















