Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se kryeministri Rama po bën çmos për ta mbrojtur, por populli do e thotë fjalën e tij më 22 dhjetor, atëherë kur ka paralajmëruar dhe protestën kombëtare.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rreshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim, Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, shkruan Berisha.

















