Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama.
Sipas diskutimeve , deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme.
Për herë të parë në mbledhje u shfaq edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë derisa të shqyrtojë ankimin e kryeministrit Rama.
















