Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë pas propozimit të kryeminisitrit Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, njofton Këshilli i Ministrave.

















