Praninë e disa ambasadorëve, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në, në seancën për zgjedhjen e kreut të SPAK, Sali Berisha e interpreton si një mesazh kundër Edi Ramës. Sipas liderit të Partisë Demokratike, prania e diplomatëve kishte vetëm një qëllim që sipas tij Rama të mos kapte SPAK-un.
“Një faktor i sigurt është se, ajo prani aq e fuqishme ndërkombëtare ka patur vetëm një qëllim, që Edi Rama dhe qeveria të mos e kapë Skapin. Kjo do të thotë, që kështu e interpretoj unë këtë”.
përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, se ajo u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP-së.
Zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK e konsideron kushtetuese, por ka një kritikë për anëtarët e KLP që nuk i dhanë asnjë vote prokurores Doloreza Musabelliu.
“U zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo. I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë”.
Reagimin e kreut të qeverisë pas zgjedhjes së Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme, e quan si kërkesë për mëshirë. “Kaq ishte, mëshirë, mëshirë, mëshirë”.
Teksa u pyet për festën e 35-vjetorit të Partisë Demokratike, që vjen në një ditë me 4-vjetorin e Rithemelimit, Berisha foli edhe për mungesat, ku pikasi Ervin Salianji që kishte zgjedhur të festonte me demokratët në Gjirokastër, ku zhvilloi etapën e dytë të ciklit të Foltoreve, pas takimit fillestar të Durrësit.
“Nuk e ka ndjerë. Për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin. Kaq. Nuk e ka ndjerë…”

















