Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

2025/12/11 at 10:07 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

Kryedemokrati Sali Berisha rrëfeu sonte, 11 dhjetor, në “Opinion” ditën para demonstratës së madhe studentore kundër regjimit komunist, më 8 dhjetor 1990. Ditë, kur studentët marshuan nga Qytet Studenti drejt qendrës së Tiranës.


Berisha tregoi në detaje takimin e tij të parë bilateral për çështje politike me Ramiz Alinë dhe gjithçka u fol mes tyre.

-Kam përshtypjen asnjë njeri nga të byrosë politike, nuk e pranoi dhunën ndaj studentëve.

Sali Berisha: Jo, nga kjo përshtypje u nisa drejt Komitetit të Partisë. I thashë tani duhet të lirohen të gjithë studentët, përndryshe e gjithë rinia do zbresë në sheshin Skënderbe dhe do bëjë copë çdo gjë aty.

-Dhe kjo ishte frika më e madhe e regjimit, sepse aty mund të bashkoheshin me qytetarët e Tiranës.

Sali Berisha: Tani ky Roberti lidhet me Ministrinë, flas me zëvendësministrin se e njihja, kjo ishte puna për lirimin. Na thotë Roberti, mua dhe Besnikut, sot kemi lënë një mbledhje me drejtues të universiteteve, a mund të vini dhe ju? Po i them unë, edhe Besniku thotë mirë. Shkuam, mbledhja e paimagjinueshme, të gjithë kundër studentëve.

-Drejtuesit e universiteteve vetë?!

Sali Berisha: Përveç meje dhe Besnikut, fillova dhe t’i kërcënoj, që studentët po ta marrin vesh… Filluan pastaj të më kërcënonin ata mua, arritën deri aty sa kërkonin të futeshin forcat kundër tyre. Unë që i kundërshtoja me forcën më të madhe. Në këto debate, thuhet se shoku Sali, shoku Ramiz kërkon t’ju takojë. Po i them menjëherë! Na sjellin një makinë, 50 metra nga këtu, na priti në shtëpi.

-Pse nuk hyri Besnik Mustafaj në takim, hytë vetëm ju?

Sali Berisha: Nuk e di, s’e them dot. Në fakt, ai tha Saliun dua të takoj. Besniku më shoqëroi dhe priti jashtë. I zbehtë, Ramizi…

-Ky ishte takimi juaj i parë vetëm për vetëm?

Sali Berisha: Jo e kisha takuar ndonjëherë me të sëmurët, për bisedë politike ky ishte i pari. Për të njohur e njihja.

-Shumë interesante si skenë, presidenti dhe njeriu më i fuqishëm i regjimit befas i jep dorën një njeriu të thjeshtë…

Sali Berisha: S’ma dha dorën fare, as s’më tha ulu. Në këmbë u bë biseda.

-Besnik Mustafaj thotë se takimi ka zgjatur 15 minuta.

Sali Berisha: Jo, më pak. Unë them nja 7 minuta. Biseda tërësisht në këmbë, më lehtësoi që nuk tha ulu. Më kërkoi që të bind studentët të vijnë në takim. Në darkën e asaj dite ai kishte pasur një takim në korpusin e studentëve, pasi kishte biseduar me ta, iu kishte premtuar se do vinte në takim…Tani u nxjer Hekuran Isain me sambistë dhe i rrafin barbarisht duke u kthyer në konvikt, dhe studentët ma thanë mua këtu. Tani i them ti ke rrahur dërgatën, unë ti i ke ftuar, dhe kur kanë dalë, ke urdhëruar rrahjen. Jo tha, i morën revolen oficerit të sigurimit. Çfarë revole i them unë?! Me revole do bëjnë revolucion ata?! E pashembullt! Ama disa herë duke i thënë shiko duhet të negocioni, sepse është shans.

-A e dinte Ramiz Alia se nuk kishte më çfarë t’ju bënte studentëve?

Sali Berisha: Mbase e dinte! Atë ditë, ai qëndronte mes kulaçit dhe kërbaçit. E para, më thotë mua që unë i pres ata kurdo që të vijnë, unë i thashë duhet të negociosh seriozisht kërkesat e tyre.

-A kishte dalë në skenë kërkesa për pluralizëm?

Sali Berisha: Kërkesat nuk ishin të hartuara mirë, s’i kam folur për kërkesa specifike, por të studentëve. Unë tha i pres dhe ata duhet të vijnë, bindi që të vijnë. Dal me Besnikun unë, nisem drejt studentëve, pëllëmbë me gardistë, pëllëmbë me policë. Ai po përgatiste dajakun për ta! Ishte informaur se ata do mblidheshin në orën 07:00 për të zbritur në shesh, gjë që unë nuk e dija. Shkoj të takoj studentët, një diskutim ku Azemi (Hajdari) luajti rolin kryesor. Iu them që çështja më jetike për Shqipërinë është pluralizmi, tjerat janë lërini mo..se kishin 13 pika.

Po bëni historinë me këtë! Duhet të takoheni me Ramiz Alinë, sepse refuzimi ju heq një mundësi të madhe. Ishin shumë të egërsuar sepse i kishte rrahur, kishin të drejtë! Këtu ishte merita e tyre, e lanë mënjanë zemërimin dhe ranë dakord të takoheshin. Ngaqë vazhdoi nja 2 orë ai takimi, ishte mbush sheshi mbi 1 mijë vetë. Dalim ne, duartrokitje të fuqishme, u them tani nuk do zbrisni në qytet, fishkëllima dhe britma “tradhtarë, tradhtarë”. U them ju më kërkuat dy gjëra, lirimin e të burgosurve, u mora me këtë punë, për të sëmurët, të plagosurit…

-Kishte shumë të plagosur?

Sali Berisha: Kishte disa, një vajzë më shumë… Kishin marrë dhe prindërit tani, si përfundim aty del Azemi dhe u thotë të njëjtat gjëra, e fishkëllyen, ai bën një gjë të pashembullt. U thotë “kur t’ju tradhtoj unë ju, i fus thikën, unë kam dy fëmijë, i fus thikën Rudinës dhe Kirit në bark e ja nxjerr në gabzerr”. Sikur i hipnotizoi dhe ata të gjithë duartrokitje “Azem Hajdari, Azem Hajdari”.

Po pse e takoi Berisha sërish të nesërmen Ramiz Alinë?

“Sepse nuk e takova atë natë më, ishte vonë. Të nesërmen u nisa me Besnikun prapë, në zyrë. Ishte Skënder Gjinushi dhe Lisen Bashkurti. I them që ata janë të gatshëm për takim…ika te studentët më pas”, u përgjigj Berisha, duke theksuar se mbështeti studentët për kauzën dhe jo për të bërë karrierë politike.



Ju sugjerojmë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Para
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
















TE FUNDIT

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
6 Korrik, 2026

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka...

Lexo më shumë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
6 Korrik, 2026

“Pushteti korrupton, ndërsa pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”. Kjo thënie e njohur e historianit dhe politikanit britanik Lord Acton,...

Lexo më shumë

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
6 Korrik, 2026

Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksplozivë, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. “Më 06.07.2026,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}