Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

2025/12/05 at 1:06 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë, pasi të dyja mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e drogës”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me aleatët opozitarë.


Sipas kreut demokrat, Shqipëria është shndërruar në një njollë të zezë në hartën e Europës, duke iu referuar raportit të fundit të OSBE/ODIHR që e cilëson vendin si autokraci elektorale.

“Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë. Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës. Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës. Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përqendron të gjitha pushtetet në duart e tij, duke shtypur pluralizmin politik. Sipas tij regjimi mbështetet në fuqinë e të drogës, e cila, ka ndikuar në ekonominë, drejtësinë dhe rezultatin e zgjedhjeve në vend.

“Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit”, theksoi Berisha.

Sipas Berishës, kartelet shqiptare të drogës kanë zgjeruar aktivitetin e tyre edhe në Amerikën Latine, duke u bërë aktorë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës dhe duke influencuar procese elektorale jashtë vendit. Ai citoi gjithashtu një artikull të “Washington Examiner”, ku, sipas tij, thuhet se vetë kryeministri Rama përfiton nga këto kartele.

Berisha tregoi sesi një familje mbështetëse e opozitës u intimidua nëpërmjet një zarfi me 1000 euro për të mos shkuar në votime. Sipas tij, raste të tilla janë tregues të presionit dhe kërcënimeve të organizuara për të manipuluar procesin zgjedhor.

“Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi? Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro”, vijoi Berisha.

Takimi i sotëm i Berishës me aleatët ka për qëllim bashkëpunimin për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.



Ju sugjerojmë

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
Bota

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

5 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Para
Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
















TE FUNDIT

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
5 Dhjetor, 2025

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë...

Lexo më shumë

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
5 Dhjetor, 2025

“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë, pasi të dyja mbështeten te fuqia e...

Lexo më shumë

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
5 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen "Veliaj". Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka...

Lexo më shumë

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
5 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com