Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme kriminale, u trondit nga një atentat. Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua me tre plumba pistolete (dy në kokë dhe një në gjoks), në parkimin e karburantit të tij.
Ndërkohë që mëngjesin e kësaj të hëne, 1 dhjetor, automjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë të Librazhdit. Më vonë u bë e ditur se automjeti, ishte në pronësi të vetë viktimës, detaj që nga ngritur pikëpyetje te grupi hetimor, për rrethanat dhe dinamikat e ngjarjes.
Gazetari Besar Bajraktaraj në emisionin “Opinion” në Tv Klan ndau detaje sa i takon atentatit të djeshëm. Ai shton se vetë familjarët e viktimës pohojnë se makina është shitur, por për këtë nuk ka ende një akt noterial. Gazetari shton se kjo është hera e parë që autorët përdorin një automjet të personi, për të kryer ekzekutimin e tij.
Besar Bajraktaraj: Është gjetur i vrarë pranë zyrës së tij që ndodhet te karburanti ku ndodhi edhe ekzekutimi. Vrasësit e kanë ruajtur, e kanë ndjekur dhe kanë pikasur pikërisht momentet kur ai ka dalë nga zyra e tij dhe ka hyrë në automjetin tip ‘Range Rover’ dhe e kanë qëlluar me pistoletë,n tip Bereta. Janë dëgjuar të shtëna. Është qëlluar me gjashtë plumba, pesë prej tyre e kanë kapur viktimën, dy në pjesën e kokës dhe tre të tjerë në pjesën e brinjës që kanë qenë edhe fatale.
Blendi Fevziu: Reagimi i njerëzve ka qenë direkt pas të shtënave, apo e kanë gjetur më mbrapa.
Besar Bajraktaraj: Ka ardhur i menjëhershëm, i është tentuar që t’i jepet edhe ndihma e parë mirëpo plumbat kanë rezultuar fatale.
Blendi Fevziu: Ku ishte ekzakt vendi i ngjarjes?
Besar Bajraktaraj: Vendi i ngjarjes ishte rreth 15 kilometra nga vendi ku ka ndodhur edhe krimi. Vendi i krimit ka ndodhur në dalje të qytetit të Elbasanit, në unazën jugore, sapo del nga qyteti në drejtim të Librazhdit. Autorët janë larguar menjëherë dhe ka pikëpyetje sa i takon fshehjes apo qëndrimit të tyre, sepse është një distancë rreth 15-20 minuta larg dhe automjetin e kanë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Përgjatë gjithë natës automjeti ka qëndruar i fshehur dhe është djegur sot në mëngjes, kur dhe ka pasur sinjalizimin e policisë. Është dhe një automjet tjetër që është pikasur në qytetin e Durrësit, të paktën deri tani nuk del si një automjet i implikuar në vrasje. Megjithatë zhvillimet kanë marrë një dimension tjetër, të një personi tjetër në qytetin e Lezhës që ka përdorur automjetin e autorëve.
Blendi Fevziu: E ka përdorur në çfarë rrethanash?
Besar Bajraktaraj: E ka përdorur duke lëvizur gjatë ditëve të fundit në Rrugën e Kombit dhe ka bërë një pagesë në traun e Rrugës së Kombit. Mirëpo është hera e parë, kjo vrasje, ku autorët përdorin një automjet që rezulton në pronësi të viktimës. Është shumë e çuditshme. Për familjarët kanë pretendime se automjeti është shitur tek persona të tjerë mirëpo nuk ka një akt noterial që është kryer, nuk ka persona që janë identifikuar nga policia që ua është shitur automjeti.
Besar Bajraktaraj: Kujt ia ka shitur?
Besar Bajraktaraj: Është mister. Është shitur në një person dhe është kaluar në disa duar automjeti.
Blendi Fevziu: Kjo është rastësi fatale.
Besar Bajraktaraj: Ndoshta është edhe gabimi i autorëve që kanë pikërisht këtë automjet dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytetin e Durrësit. Aktualisht është duke u marrë në pyetje një qytetar nga Lezha që ka përdorur automjetin, ka qëndrim mohues sa i takon përfshirjes në ngjarje. Mjeti nuk rezulton i marrë me qira.
Nga ana tjetër gazetari shton Edmon Mëhalla nuk ishte një emër i padëgjuar për policinë, pasi ai ishte arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje, dhe pjesë e një grupi kriminal për trafik të lëndëve narkotike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
Blendi Fevziu: Viktima çfarë personi ishte?
Besar Bajraktaraj: Rezulton me precedent penal kryesisht në fushën e narkotikëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Dyshon që të jetë pjesë e një organizate të trafikut të lëndëve narkotike. Rezulton i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ka pasur edhe një episod, që dyshohet se kur policia shkoi në banesën e tij, ai hodhi lëndën narkotike në tualet, mirëpo policia nuk gjeti prova që ta fajësonte për këtë aktivitet./ Marre nga Tvklan.al















