Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se përmes parave të drogës është duke qeverisur në vend.
Në Foltoren para Kryeministrisë, kreu i demokratëve u shpreh se opozita ka hyrë në një betejë vendimtare dhe nuk do të tërhiqet prej saj deri në mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën.
“Ne do të dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët nga kjo bandë. Droga ka cuar euron përtokë. Qindra ndërmarrje kanë falimentuar, mijëra punëtorë dalin në rrugë. Ikin se shkatërrohen vendet e punës. 35% është zhvlerësuar euro. Edi Rama qeveris me paratë e drogës. Ky e ka kthyer parlamentin në qesharak.
A do lejojmë ne ta përdor parlamentin si do… Kurrë. Këtyre iu ka ikur koha, është koha e jonë. Këta duhet të shkojnë për veprat e zeza. Vendimet e diktuara të Gjykatës Kushtetuese do t’i paguash shtrenjtë. Nuk presim ne shpëtim nga një prokuror apo gjykatëse. Nuk do heqim dorë nga largimi i Ramës”, u shpreh Berisha.

















