Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik.
Në konferencën për mediat, Berisha thotë se kryeministri ka mashtruar qytetarët kur deklaroi të shtunën në podcastin e tij se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra, duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut.
“Kundër jurisprudencën së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Asnjë ministër nuk ka marrë mundimin të ankohet pas pezullimit në gjykatë, por ka dhënë dorëheqjen. Kanë dhënë dorëheqjen. Dhe vazhdon. Të pezullosh një ministër nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave. Mashtrim, mashtrim dhe mashtrim i paturp. Kur një ministër sëmuret 6 muaj dhe e pezullon i gjithëfuqishmi, është zëvendësi që përfaqëson ministrin në Këshillin e Ministrave, që kryen detyrat e ministrave. Pra, me këtë që thotë, pranon fajësinë e vet sepse përpiqet të mashtrojë publikun me çdo lloj argumenti. Po u pezullua ministri, nuk ka kush sjell vendimet. Vendimet i sjell zëvendësministri. Po ai vetë do pezullohet sepse Lubia, 80 përqind të firmave në vend të kryeministrit janë të Lubisë. Çfarë do të thotë ai kur gjykatësi të kërkojë pezullimin, se nuk ka kush e paraqet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave? E paraqet zëvendësi. Pa diskutim. Nuk ka asnjë ministër në Shqipëri që është zgjedhur nga sovrani si ministër. As kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër. Ka vetëm një botë, Izraeli ku zgjidhet kryeministri. Në Shqipëri jo. Kështu që ikën, nuk ka asnjë gjë. Çfarë ka këtu? E kuptoni ju ku shkon nga tmerri, paniku dhe frika që ka? Çfarë mendoni ju se ky qan hallin e Lubisë? Po ky nuk pyet për njeri në botë kur vjen puna për veten e tij. Sado që e ka përdorur Luibinë në shkallë ekstreme, ai do e lëshonte atë në Lanë, por nuk e lëshon dot se janë mesazhet në dosje në të cilat është më delinkuent Rama se Lubia. Dhe nuk janë vetëm në dosje. Prandaj ky konstitucionalist i madh thotë se kryeministri rri në detyrë ose largohet nga detyra me dorëheqje. Ose me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Këto janë trillime dhe mashtrime. Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet, nuk ka asnjë fjalë në asnjë rresht, në asnjë këshillë për ministrat. Por masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit. Së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim. Kurse për Edi Ramën, vetëm kur të dënohet. Po ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja këtij. Ky nuk fle më. E dini ju? E kam thënë dhe e them prapë këtu, shkon një i vdekur me një të gjallë. Keni parë apo nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy mbi një kalë. Tani gjejeni vetë. Prandaj kishte dalë dje.Unë i bëj thirrje t’i hapin padi penale për presionin që bëri ndaj gjykatës. Dhe thotë, pastaj rreshton ato: apo në in ekstremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit, tjetër nuk ka, thotë, prokuroritë dhe gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrsesi këtë në Europë. Mashtrues, shumë e shumë raste në Europë. A ka turp ky njeri? I ka plasur cipa nga tmerri. Është i aftë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë. Jep orientimin tani, dëgjojeni, Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim kësaj rruge të pashkelur në Europë, por sa jemi të informuar deri tani, askund në botë. Ky, po të mos jemi para një mashtrimi ndërkontinental, nuk ia vlen të merresh me të. Janë kryeministra të pezulluar nga gjykata. Janë kryeministra që pasi është shpallur hetimi, janë larguar. Janë ministra, një seri ministrash që për mbrojtje të të dhënave dhe parandaluar përsëritjen e akteve, janë pezulluar nga gjykata. Por ka të drejtë në një pikë. Gjykata nuk mund të kishte vendim tjetër përveç arrestimit të Lubi Ballukut. Edhe tani vazhdojnë të prishin provat me Edi Ramën për krimet që kanë kryer. Po, po ajo duhet arrestuar dhe zyrat duheshin vënë të gjitha në sekuestro. Të shkonte diku tjetër të drejtonte qeverinë. Por, thotë, të ndajmë me ju se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje. Nuk mund të ketë njeri më të papërgjegjshëm. Qëndrimi i Venecias në fakt është shumë i prerë. Sipas tij, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë sepse cenojnë balancën e pushteteve. Absolutisht mashtrim në çdo germë, në çdo fjalë, në çdo frymë. Një përkufizim i tillë nuk ekziston në asnjë nga këshillimet, çështjet e trajtuara nga Komisioni i Venecias. Nëse gjykata, thotë, e pezullon, ajo praktikisht ndërhyn në punët e qeverisë. Po gjykata dhe prokuroria janë për të ndërhyrë në çështje ku ka krim. E ndërron përbërjen e ekzekutivit. E shpëton ekzekutivin nga kriminelë. Merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe presidentit. Absolutisht jo. Po kur kryeministri dhe presidenti janë të zhytur gjer te veshët, atëherë del një njeri që në emër të shtetit bën ligjin. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve. Të gjitha këto, PD do bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që shkruan. Nuk ka asnjë dokument të Venecias që të thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve”,-tha Berisha.
















