Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

2025/11/28 at 4:03 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, një sasi prej 1.3 ton kokainë.


Mes të arrestuarve ishte edhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili sot u la në burg nga GJKKO, pasi dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’.

Në dosje, zbardhen edhe mesazhet mes Haxhiajt me persona të tjerë, në SkyECC, ku përveç një episodi ku kërkon që të japë informacione në këmbim të pagesës për një prej të hetuarve të këtij operacioni, ai komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Gjatë hetimeve të SPAK janë analizuar komunikimet e tjera të kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj me persona të tjerë. Nga analizimi i përmbajtjes së komunikimeve të tjera të kryera nga Haxhiaj konstatohet se ai mban komunikime me persona të ndryshëm dhe komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Midis të tjerave, disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:

Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?

I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

…: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Bisedë e datës 08.03.2021.

I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim

…: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?

…: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.

Bisedë e datës 01.03.2021.

….: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?

I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?

…..: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.

…: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

Përdoruesi i kodit pin … dërgon fotot:

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

…: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

…: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

…: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

…: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…

I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

…..: ja tja tregoj cunave.

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj:  Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

I.Haxhiaj:

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.

….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

…: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .

….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

….: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

….:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

….:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

….:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

…: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…

… dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…

Në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC me kodin pin …  ekzistojnë edhe biseda të tjera me përdorues të tjerë të aplikacionit SkyECC në të cilat komunikojnë për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore të deritanishme nuk janë gjetur prova se është sekuestruar në ndonjë rast ndonjë sasi lënde narkotike dhe si rezultat nuk është kryer ndonjë ekspertimin nëse lënda është ose jo lëndë narkotike apo cila është cilësia e saj. Por, bisedat dhe komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi se shtetasi Igli Haxhiaj dhe personat e tjerë komunikojnë pikërisht për shitjen, blerjen apo transportimin e lëndëve narkotike, pavarësisht faktit nëse këto episode janë realizuar apo nuk janë realizuar.

Komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi thotë SPAK se shtetasi Igli Haxhiaj ka patur “njoftime” për kryerjen e veprimtarisë së mbajtjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike, në kuptim të nenit 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore ka patur detyrimin ligjor për të kryer referimin penal dhe për të kryer detyrat dhe funksionet e policisë gjyqësore që parashikohen në ligjin procedural penal.



Ju sugjerojmë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am















TE FUNDIT

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
28 Nëntor, 2025

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Në emër...

Lexo më shumë

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë....

Lexo më shumë

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për podcastin “East Side Stories” të medias austriake Die Presse, ku ka folur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com