Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transkriptimet/ Witkoff “udhëzoi” Moskën si të prezantonte një plan tek Trump

2025/11/26 at 8:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet

Bloomberg ka publikuar dy transkriptime private të negociatave SHBA-Rusi për planin e paqes në Ukrainë. Në të parin, i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, thuhet se e këshilloi këshilltarin diplomatik të Kremlinit, Yury Ushakov, se si Vladimir Putin duhet ta lajkatojë Donald Trump me një propozim paqeje për Ukrainën. Biseda telefonike e mesit të tetorit duket se tregon origjinën e propozimit me 28 pika, të mbështetur nga Trump, i cili u konsiderua gjerësisht i favorshëm për Moskën sepse kërkonte lëshime të konsiderueshme territoriale nga Ukraina dhe një angazhim për të mos u bashkuar me NATO-n. Ky propozim u kundërshtua më vonë nga kundërpropozimi i Evropës, i paraqitur ditët e fundit.


Në transkriptimin e dytë, i dërguari rus Ushakov flet me të dërguarin e çështjeve ekonomike, Kirill Dimitriev, rreth planit që do të paraqitet. Pas publikimit të transkripteve, Moska theksoi se nuk ishte përgjegjëse për rrjedhjen e informacionit, duke shpjeguar se ishte një tjetër përpjekje për të minuar “marrëdhëniet tashmë të vështira midis SHBA-së dhe Rusisë“.

Transkriptimi i parë i publikuar

Sipas transkriptimit të parë të publikuar nga faqja e internetit e lajmeve amerikane, gjatë telefonatës midis Witkoff dhe Ushakov, i dërguari i SHBA-së deklaroi se besonte se Rusia “gjithmonë ka dashur një marrëveshje paqeje” dhe se kishte “respektin më të madh për Presidentin Putin“. I dërguari i SHBA-së i sugjeroi Ushakovit se Putini duhet ta lavdëronte Trump gjatë një telefonate të ardhshme në lidhje me armëpushimin e vendosur së fundmi në Gaza, duke i thënë se “respekton faktin që ai është një njeri i paqes dhe se është vërtet i lumtur që e ke parë të gjithë këtë të ndodhë“.

1763634998_stevewitkoff.webp

Witkoff thuhet gjithashtu se rekomandoi krijimin e një plani paqeje me 20 pika për Ukrainën, “ashtu siç bëmë në Gaza”, duke e ftuar Putinin t’ia paraqiste atë Trump. “Mendoj… presidenti do të më japë shumë liri veprimi dhe diskrecion për të arritur një marrëveshje“, thuhet se i tha ai Ushakovit. Telefonata midis Trump dhe Putin u zhvillua më 16 tetor, me presidentin amerikan që e quajti atë “shumë produktive”, duke vënë më vonë në pikëpyetje kërkesën e Kievit për raketa Tomahawk vetëm një ditë para se të priste Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Transkriptimi i dytë

Këtë here biseda zhvillohet midis Yuri Ushakovit dhe Kirill Dmitrievit, të dërguarit ekonomik të Kremlinit, i cili ishte shumë i përfshirë në diskutime me zyrtarët amerikanë, përfshirë Steve Witkoff, mbi planin e paqes për të zgjidhur konfliktin ukrainas. Biseda mes të dyve u zhvillua më 29 tetor, sipas agjencisë amerikane, e cila publikoi transkriptin në anglisht dhe versionin e tij origjinal rus. “Mendoj se do ta shkruajmë këtë dokument mbi qëndrimin tonë dhe do ta qarkullojmë atë në mënyrë joformale“, tha Kirill Dmitriev. “Nuk mendoj se ata do ta marrin versionin tonë fjalë për fjalë, por të paktën do të jetë sa më besnik të jetë e mundur“, vazhdoi ai, në atë që duket të jetë një referencë për zyrtarët amerikanë. Faqja e lajmeve Axios raportoi se Kirill Dmitriev kaloi tre ditë me Steve Witkoff dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Miami, nga 24 deri më 26 tetor.

Reagimet

Shtëpia e Bardhë tha se nuk gjente “asgjë të çuditshme. Witkoff flet çdo ditë me rusë dhe ukrainas.” Duke reaguar ndaj publikimit të transkriptit, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, tha se kjo vetëm vërteton se Witkoff “bisedon pothuajse çdo ditë me zyrtarë rusë dhe ukrainas për të arritur paqen, dhe pikërisht për këtë e emëroi Presidenti Trump.”

Donald Trump mbrojti veprimet e Steve Witkoff pas publikimit të transkriptit të telefonatës midis të dërguarit të tij të posaçëm dhe këshilltarit diplomatik të Putinit, Yuri Ushakov. “Nuk dëgjova asgjë, por është një formë shumë standarde negociimi sepse ai duhet t’ua shesë këtë marrëveshje” të dyja palëve, tha presidenti. “Sepse secila palë duhet të japë dhe të marrë“, përfundoi ai.



Ju sugjerojmë

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
Bota

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Para
Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima

Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion
















TE FUNDIT

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
23 Dhjetor, 2025

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
23 Dhjetor, 2025

Seks, gënjeshtra dhe marrëdhënie me njerëz të fuqishëm. Ndërsa Amerika përqendrohet te përmbajtja e “dosjeve Epstein” të reja të publikuara...

Lexo më shumë

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
23 Dhjetor, 2025

Rriten sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës pasi, gati një vit pas kërcënimeve të para për aneksimin e...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
23 Dhjetor, 2025

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbledhur këtë të martë Këshillin e Imunitetit e për t’i hapur rrugë votimit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com