Vendi u përball me përmbytje gjatë javës së kaluar, teksa situata ka nisur të stabilizohet në disa qarqe.
Situata e motit në Kukës paraqitet me vranësira dhe pa reshje, teksa po vijon puna për pastrimin tumbinave dhe eliminimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe furnizimi me energji elektrike vijon normalisht. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Nga strukturat vendore te M.Civile dhe Salla Operative e DVP Fier, deri ne keto momente nuk ka raportime per situata problematike.
Prurjet në lumenjte Vjosë, Seman dhe Shkumin, kanë rënë dhe janë futur në shtrat.
Vijon tërheqja e ujërave nga tokat bujqësore, në varësi edhe të sistemit kullues.














