Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me 28 pika që ai vetë ka paraqitur. Ndër të tjera, Trump akuzoi edhe Europën pasi sipas tij kjo e fundit vijon të blejë naftë nga Rusia.
“Udhëheqja’ e Ukrainës nuk ka treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, ndërsa Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social. Trump gjithashtu rikujton takimin e tensionuar me presidentin e Ukrainës në Zyrën Ovale më herët këtë vit, ku e qortoi Zelenskyn përpara mediave ndërkombëtare.














