Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit të Rritjes në Tiranë, Kos tha se ka ende punë për të bërë. Nga paketa 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm 400 mln euro që i janë dhëne vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ju jeni pjesë e Europës. Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për BP. Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar. 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Kam folur për nevojën për të integruar të gjithë fqinjët tanë në gjithë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE. Ne duam që BE të jetë realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë nga transfertat më të ulëta përmes SEPA. Ballkani Perëndimor i përket BE si anëtarë të barabartë”, tha Kos.














