Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Eria Ago, e cila prej marsit të këtij viti mbahej në paraburgim në IEVP Pojskë, dyshohet se ka ndihmuar Bajrin në vrasjen e Fatbardh Liçit në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.
Kurse Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.
Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.
















