Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Po ashtu, GJKKO ka vendosur dhe ndalimin e Ballukut për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për procedurat e tenderit të Llogarasë, ku ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
SPAK konfirmon se Balluku ishte nën hetim për shkelje të barazise në tendera për një kallëzim të vitit 2024, ndërkohë që ka bashkuar dhe një tjeter cështje, në vitin 2025.

















