Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

2025/11/20 at 9:26 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

Në një seancë maratonë, që zgjati thuajse 16 orë, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale. Seanca maratonë zgjati deri në orën 03:00 të mëngjesit. Buxheti mori vetëm 83 votat pro të socialistëve, ndërsa siç pritej, opozita votoi kundër. Prezentë në momentin e votimit ishin 112 deputetë, dhe 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër.

Ekrani i votimit në Kuvend tregoi se dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj nuk votuan 3 projektligje të paketës fiskale. Konkretisht, shfaqej që Braçe nuk mori pjesë në votim tek projektligji “Për sistemin e taksave vendore”, por i kontaktuar nga Report TV, ai ka bërë me dije se ka marrë pjesë në votim. Ndërkohë deputeti Sinaj nuk votoi 2 projektligjet e paqes fiskale.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti dhe paketa fiskale do t’i rikthehen procedurës parlamentare për t’u diskutuar dhe votuar nen për nen dhe në tërësi.

Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh do të jetë në dispozicion të institucioneve për shërbime shëndetësore, paga, skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”, parashikon faljen e rreth 500 milionë euro detyrime e gjoba që bizneset i kanë të papaguara deri në 31 dhjetor 2014. Po ashtu, lehtësohen detyrimet e krijuara nga 2015-2024, por me kushte, pasi një pjesë e borxhit duhet paguar brenda 2026-ës.

“Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, propozon bërjen e një marrëveshje maksimumi 3-vjeçare me bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë, duke negociuar fitimin e tyre. Pra, mbi fitimin e deklaruar të një biznesi do të shtohet një marzh 18%, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%. Praktikisht, një biznes me fitim 15 milionë lekë, në vitin paraardhës, i shtohet një marzh prej 18% ose 2.7 milionë lekë, duke e çuar fitimin në 17.7 milionë lekë, që tatohet me 15%. Ndërsa çdo lekë mbi 17.7 milionëshin tatohet me 5%. Ky është favor për bizneset e mëdha, të cilët aktualisht për çdo fitim tatohen me 15%.

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” parashikon t’u japë mundësinë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të përafrojnë vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut kundrejt një norme tatimore 5%.  Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.

Sa i përket ndryshimeve në ligjin aktual të TVSH, rikthehet kompensimi në bujqësi. Për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj,

Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë individët apo të vetëpunësuarit.

Projektligji “Për sistemin e taksave vendore” parashikon të përjashtojë të gjitha investimet të financuara nga buxheti i njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, të ndërtimeve për qëllime publike në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Ndërsa dy nismat e tjera pjesë e ‘PAKETËS’, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, si dhe projektligji për të ndryshuar ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikojnë një sërë lehtësish fiskale për sponsorizimet në sport si dhe në fushën e zhvillimit dhe kërkimit.

Ju sugjerojmë

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
Rajoni

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

20 Nëntor, 2025 11:56 am
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Rajoni

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

20 Nëntor, 2025 11:50 am
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë
Bota

Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

20 Nëntor, 2025 11:15 am
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

20 Nëntor, 2025 11:14 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

20 Nëntor, 2025 10:15 am
Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Para
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

TE FUNDIT

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
20 Nëntor, 2025

Seancat gjyqësore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë të planifikuara për javët e...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
20 Nëntor, 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lexo më shumë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
20 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria...

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com