Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte.
Ismaili po hetohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike. Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal. Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“-thuhet në njoftim.
Agim Ismaili u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 dhe doli pas gati 1 orë e gjysmë, pa dhënë koment për mediat.
Ai është pyetur nga prokurorët për hakerimin e kompjuterëve të SPAK në muajin mars.

















